Basha takon banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës që janë strehuar tek Astiri

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka vizituar 120 banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, që janë strehuar nga banorët e Unazës së Re në Tiranë tek Astiri. Basha ka përshëndetur të parët, dy fëmijë të vegjël që shihnin filma vizatimorë dhe i thanë “Peshkaqeni po dashurohet me sirenën…”.

Situata u përcoll me gaz dhe tregoi se fëmijët po i riktheheshin normalitetit falë kushteve që iu ishin afruar me buraji nga familjet që vetë rrezikohen të dëbohen nga zona.

Pak më tej Basha ka folur me një zonjë të moshuar, që ishte shtrirë në krevat dhe e falenderoi për të gjithë mbështetjen që i kishte dhënë, me një mendje të kthjellët:

“Ne kemi ndërtuar këtë vend, kam punuar në Kombinat që 15 vjeçe; ne kemi punuar fushave e arave me punë vullnetare. Ndaj punoni mirë dhe kujdesuni, që rinia të mos ikë nga ky vend, të mos largohet”.

Më tej Basha takoi një familje dibrane me fëmijë të vegjël, që ishte harruar nga bashkia dhe për ta nuk ishte treguar asnjë kujdes. Basha foli me ta.

1 18

2 13

4 8

Artikulli paraprakShpërthen në lot kur tregon momentet tragjike të nipit nën rrënoja: Fjala e fundit që tha…
Artikulli tjetërBasha: Mirënjohje protestuesve që po strehojnë 120 të dëmtuar nga tërmeti