Basha: Shteti nuk ekziston për operatorët turistikë! Zero ndihmë, vetëm taksa, gjoba, fatura të larta energjie dhe uji

• Turizmi në Shëngjin në gjendje shumë të vështirë, bizneset i tregojnë Bashës realitetin: Jemi blozë. Punojmë vetëm në fundjavë, duam ndihmë nga qeveria”.

• Operatorët turistikë: Jemi në pasiguri totale. Gjysmën e punëtorë i kemi dërguar në shtëpi, pa rroga. Nuk paguajmë dot pagat dhe detyrimet.

• Basha: Shteti nuk ekziston për operatorët turistikë. Zero ndihmë, vetëm taksat, gjoba, fatura të larta energjie dhe uji.

• Basha: Në vend të mbështetjes për operatorët turistikë, qeveria i pagoi Bandës së Lushnjës 1 milion Euro më 1 ditë për inceneratorët korruptivë.

• Basha: Dështimi i papreçedent dhe braktisja kriminale për ekonominë, mësim i madh për qeverinë që do të vijë. Të kthejmë vëmendjen dhe taksat te ekonomia.

• Basha: PD parashikon për turizmin në mbështetje të shumëanshme. Thirrja ime për operatorët turistikë është të bëhen bashkë, të ngrenë zërin dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PËR TURIZMIN NË SHËNGJIN

Përshëndetje të dashur miq. Jam këtu me zotin Dritan Kontakçiu, që është një nga operatorët turistikë të Shëngjinit. Shikoni se çfarë pamje e mrekullueshme shoqëron sot që në mëngjes. E kam fjalën për natyrën, sepse pamja ekonomike siç e shikoni është, me fjalët e operatorëve që kam takuar deri tani, blozë.

Ja e shikoni vetë sesa prej çadrave edhe shezloneve janë të okupuar. E djeshmja edhe e pardjeshmja për fat, dhe për shkak të fluksit të turistëve nga Kosova, kanë qënë një farë frymëmarrje, një farë çlirimi, por, përndryshe java është e sheshtë. As 10% e dhomave të hoteleve nuk janë të zëna dhe shumica dërrmuese e hoteleve dhe restoranteve po punojnë me 30 apo maksimumi 40% të kapacitetit. Kjo do të thotë 60-70% e punonjësve që, në kohë normale do të ishin duke punuar, duke marrë të ardhura të domosdoshme për familjet e tyre, sot janë pa punë.

Zoti Basha bashkëbisedoi me zotin Dritan Kontakçiu, i hotel “President” në Shëngjin.

Lulzim Basha: Si i ke punët Dritan?

Operatori turistik: Puna është shumë dobët. Ne punojmë vetëm në ditë të shtunë edhe të diel. Java tjetër është shumë e dobët. Ne mundohemi që me mundësitë tona të krijojmë njëfarë pune me kolegë me agjensitë, po janë inekzistuese. Puna nuk dimë si do të shkojë, se edhe taksat lokale duhet t’i shlyejmë, mundësia është e pakët.

Taksat duhet t’i paguajmë deri në fund të qershorit, fundi qershorit I bie nesër. Ne, ato pagesa, është nje çikë e zorshme që t’i shlyejmë, ndoshta mund ta shohë njeri që punojmë ditë të shtunë. Po janë dhë rrogat e punëtorëve, janë drita, ujë, janë shumë gjëra të tjera dhe është e pamjaftueshme me atë punë që bëjmë. Për të paguar gjithë këto, kërkojmë vetëm shtyrje, shtyrje, shtyrje që të na lehtësojnë të paktën. Dhe strukturat tatimore të mos na shqetësojnë, se ne jemi në pikë të hallit, çfarë të themi.

Dritan Kontakçiu i tregoi Kryetarit Basha se gjysmën e punëtorëve i ka lënë në pritje, pa rrogë, me shpresën se puna do të rritet pas datës 1 korrik. Ai vuri në dukje edhe mungesën e ndihmës nga qeveria për lehtësimin e kredimarrjes në sektorin e turizmit.

Operatori turistik: Përditë po pyes bankën, kam nevojë për likujditet, thotë se kanë mundësi vetëm për paguar rrogat. Po si të marr punëtorin, kur nuk kam punë? Ky është një mekanizëm që duhet të funksionojë që unë të marr kredi të laj faturat, të bej, reklamë punën time, por duhet likuiditet. Pa para nuk bëjmë dot gjë.

Lulzim Basha: Çfarë parashikimesh keni për Korrikun? Për prenotimet për ardhje apo është pasiguri totale?

Operatori turistik: Pasiguri totale është. Nuk parashikojmë dot asnjë lloj gjëje. Ne ecim, Zoti na ndihmoftë, si të themi.

4 38

1 92

Artikulli paraprakTabaku: Burokracitë dhe korrupsioni me leje po i marrin kohë dhe para biznesit. Boll më me 18 taksa e qindra licensa
Artikulli tjetërKërcet arma në Shkodër, dy persona qëllojnë drejt një mjeti, zhduken me motor