Basha: Shqiptarët i treguan botës se kanë zgjedhur demokracinë

Kryetari i PD, Basha ka falenderuar shqiptarët për bashkimin e madh në protestën e djeshme. Pas protestës madhështore të mbyllur qetësisht ashtu siç ishte lajmëruar nga opozita, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një tjetër mesazh. Duke shpërndarë pamje nga protesta e djeshme, Basha shkruan se shqiptarët i treguan botës së kanë zgjedhur lirinë e demokracinë. “Shqiptarët e bashkuar i treguan gjithë botës se kanë zgjedhur lirinë, demokracinë dhe vlerat europiane. Qindra mijëra qytetarë treguan, sot, se zgjedhjet e lira janë kauza e një populli të tërë”.

Artikulli paraprakPaloka: Numërimi mbrapsht po troket
Artikulli tjetërGagareli i përparimit