Basha: Shqipëria nuk është më vend i shqiptarëve, por i 10 pashallarëve të Ramës

Basha tregon sëmundjet që sheh Franca dhe Hollanda tek Shqipëria. “Çfarë sheh Hollanda tek ne? Kapin miliona euro cash nëpër apartamente në Amsterdam dhe shohin që bandat shqiptare janë bërë të plotfuqishme. Çfarë ndodh këtu? I çojnë në burg? Jo! Këtu janë bërë biznesmenë, këtu bëjnë kulla në Tiranë. Pastrojnë para, bëhen deputetë, bëhen kryetarë bashkie, nuk i kap më as ligji i dekriminalizmit. Nuk kanë blerë më thjesht polic kufiri a ndonjë shef komisariati. Kanë blerë prokurorinë, kanë blerë parlamentin, qeverinë, kanë blerë proceset politike dhe po blejnë ekonominë. Aty bëjnë drogë, këtu janë bosa.

Franca çfarë ka parë? Në vitin 2010 nisi lëvizja e lirë.
2010-2012 numri i azilantëve në total nuk mbushte kurrë 1 mijë në vit. Prej vitit 2013 filloan të shkojnë nga 1 mijë në muaj, pastaj 1 mijë në javë. Në 2015-ën ia kaluam sirianëve dhe afganëve bashkë në 8 nga 12 muajt.

Çfarë po ndodh? Të gjitha këto sëmundje që duken në trupin e Shqipërisë dhe ata thonë “prit, mos e hap derën akoma, se nuk është gati të hyjë”, ne i dimë dhe I njohim.

• 20 % e shqiptarëve ushqehen me lista. 2 në 10 familje ushqehen me lista.
• 47% e shqiptarëve nuk do të ngrohin dot shtëpitë në dimrin që po vjen, nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë.
• 70% e shqiptarëve harxhojnë 90% të të ardhurave për bukë.

Këto janë nivele afrikane mjerimi.

Ka njeri që mendon se mund të ndalet emigracioni drejt Gjermanixsë, Francës, Hollandës, Anglisë duke vënë më shumë policë Frontex në kufijtë tanë dhe duke u mburrur, por prapë emigracionin nuk e ndalin dot, sepse askush nuk do që të rrijë në një vend që nuk është më I tij. Ku insiticionet nuk janë më të tyret. Për fat të keq, Shqipëria nuk është më vendi i shqiptarëve. Institucionet e Shqipërisë nuk janë të shqiptarëve. Janë të një grushti njerëzish, të 10 pashallarëve të Edi Ramës, gjysma kriminelë, gjysma oligarkë”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakQytetarët shpërthejnë ndaj Ramës: Ik, largohu! Jep dorëheqjen…
Artikulli tjetërGazetari i “Le Iene” akuza të forta ndaj Ramës!