Basha: Shikoni pagesat nga Thesari. Aq para sa ç’kanë dhënë për shqiptarët, po aq iu kanë dhënë edhe një grushti oligarkësh gjatë të pandemisë

• Basha takon bizneset në njësinë 1, Tiranë. Tatimorët gjobëvënës, rënia drastike e xhiros dhe fuqisë blerëse, marrja e ushqimeve me listë, mungesa e ndihmës nga qeveria, problemet kryesore për biznesin e vogël.

• Prioriteti i kryeministrit edhe në kohën e krizës, ishin oligarkët, jo biznesi. Shpërndau për oligarkët gati të njëjtën shumë që dha për shqiptarët pas shpërthimit të pandemisë.

• Sulmi ndaj bizneseve që thonë të vërtetën nuk është sjellje e një burri shteti, por e një regjimi në ikje, e një njeriu të obsesuar pas pushtetit dhe pasurisë të tij personale, e një shërbëtori të mjerë të 5 oligarkëve.

• Kjo gjendje do të marrë fund. Buxheti do të shkojë për shqiptarët. Bizneset e vogla do të paguajnë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros vjetore, Asnjë taksë tjetër lokale e qëndrore. Moratorium 1 vjeçar për tatimorët.

• Jam i shqetësuar nga situata aktuale, por jam optimist se me një bashkim të madh, me një program që do të nxisë punësimin, ekonomia do të dalë nga kriza dhe ndryshimi do të vijë. Do t’i japim fund marrjes peng të qeverisjes nga një grusht oligarkësh dhe kryeministri aktual.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMEVE ME BIZNESET E VOGLA TEK NJËSIA 1, TIRANË.

Përshëndetje të dashur miq!

Ju përshëndes nga qendra e Tiranës, ku kam më shumë se një orë e gjysëm në takime me sipërmarrësit e vegjël, me bizneset e vogla, me qytetarë. në çdo cep të Tiranës ku kam qënë këto ditë dhe këto javë kam hasur një listë të gjatë problemesh, ankesash, hallesh që kanë pllakosur biznesin e vogël, sipërmarrjen e vogël, kanë pllakosur njerëzit, qytetarët në lagjet e Tiranës në qendër të Tiranës.

Shumë prej problemeve të sipërmarrjes janë të njëjta: është prania e pafund e inspektorëve tatimorë, e njerëzve që sillen si banda edhe jo si shtet, ku në këto kohë të vështira mendjen e kanë si e si të gjobisin e të nxjerrin edhe lekun e fundit nga xhepat e lodhur të sipërmarrësve të vegjël shqiptarë.

Problemi tjetër shumë i madh është rënia drastike e xhiros. Imagjinoni në dyqanet e bukës, dyqanet e ushqimoreve, tek dyqanet e mishit ka një rënie ëe tmerrshme të xhiros. Ndërsa të tjerët që e mbajnë dyqanin hapur sa për të thënë, më kanë treguar këto ditë, edhe sot, se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient, mbyllin gjithë javën me 30-40-50 mijë lekë të vjetra xhiro, xhiro tërësisht e pamjaftueshme për të larë qeratë, jo më për të mbajtur familjen apo për të mbajtur fëmijët me bukë.

Kjo është gjendja e sipërmarrjes së vogël shqiptare që është 70 % e sipërmarrjes së ekonomisë në tërësi. 7 në 10 njësi të ekonomisë shqiptare përbëhën nga sipërmarrja e vogël. Dhe në ato raste ku kanë marrë atë ndihmë simbolike dhe totalisht të pamjaftueshme, totalisht të pakrahasueshme me dëmin që u ka shkaktuar mbyllja e biznesit gjatë periudhës së karantinës, ato para siç i kanë marrë i kanë çuar drejtëpërdrejt për të paguar qeratë, për të paguar faturat e energjisë që edhe kur i kanë pasur qepenat e mbyllur, u kanë ardhur me faturë afrofe.

Problem tjetër i madh dhe problem kryesor është rënia totale e fuqisë blerëse. Në këto ushqimore dhe ushqimore të tjera kam parë lista të cilat janë dyfishuar gjatë këtyre 2 muajve të fundit, lista të cilat kanë qënë të mëdha edhe më përpara, por që tashmë po kthehen në problemin kryesor.

Siç e kemi paralajmëruar, mungesa e ndihmës për njerëzit mungesa e ndihmës për konsumatorët, për familjarët shqiptarë u përkthye drejtpërdrejt në një problem që u transmetua në gjithë zinxhirët e ekonomisë. Kur nuk kanë para njerëzit për të blerë ushqimet për të blerë bukën e gojës, kjo reflektohet, natyrisht edhe te sipërmarrja e vogël, reflektohet tek gjithë zinxhiri i furnizimit, reflektohet pastaj dhe tek ata sektorë të prodhimit që punësojnë një pjesë.

Me këtë sjellje kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë provuar katërcipërisht se prioritet edhe në kohën e tmershme të krizës nuk kanë patur shqiptarët, nuk kanë patur sipërmarrja, nuk kanë patur njerëzit, por kanë pasur oligarkët. Shikoni pagesat nga thesari, pothuajse po aq para sa ç’kanë dhënë për shqiptarët, për ekonominë, për konsumin që është një fraksion i asaj që ka paguar Kosova apo Maqedonia e Veriut, po kaq para i kanë dhënë dhe një grupi oligarkësh gjatë këtyre muajve të pandemisë.

Kjo është skandaloze.
Kjo është kriminale.

Është burimi i krizës së thellë kriminale që ne e paralajmëruam edhe para disa muajsh. kur i kërkuam qeverisë që të ndërpriste çdo pagesë dhe çdo tender korruptiv e të ndërpriste çdo aferë si ajo e inceneratorëve, e cila edhe javën e kaluar i kushtoi taksapaguesve shqiptarë miliona, qindra miliona, ndërkohë që me 15 Qershor që jemi sot, një pjesë e madhe e atyre që, sipas vendimeve të qeverisë e meritonin mbështetjen, nuk arritën dot të merrnin asgjë.

E pra, gjendja po vjen e po përkeqësohet dhe e vetmja përgjigje që ka kjo qeveri dhe ky kryeministër është më shumë propagandë, më shumë gënjeshtra, më shumë mashtrime.

Shikoni si e shpenzon kohën duke gjurmuar si një hajdut i vogël.

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë për të biseduar e për të parë nga afër hallet dhe problemet e biznesit të vogël dhe qytetarëve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 15. Juni 2020

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Albana Vokshit ndaj Besës së Ramës: Edhe testin e matematikës opozita e nxori?
Artikulli tjetërTjetër reagim i fortë i Grupit të PPE ndaj Ramës: 15 kushtet të plotësohen para Konferencës Ndërqeveritare…