Basha-Ramës: Gjysma prej jush duhet të ishin në burg, ti i pari!

Seanca në Kuvend ka nisur me debate të forta, ku pa u diskutuar në komisione, mazhoranca kishte vendosur që përmes Taulant Ballës të niste me çështjen e Kodit Zgjedhor.
Po kjo ka ndeshur në reagimin e fortë të kreut të PD, Lulzim Basha i cili ka kërkuar që të mos dilet nga rendi i ditës. auto Screenshot 101545298106
“Jeni të poshtër si dreqi, po flisni si gomari. Lërini gomarllëqet dhe niseni me pikën ku do të diskutohet Buxheti për studentët, nuk kemi shpresë se do të bëni diçka. Ke shkelur Kushtetutën, procedurën, po i shkelni të gjitha. Ti pusho ti, pusho, se merrem dhe me ty, je bandit. Edhe Banka e Shqipërisë të kishte ngelur pa kapur, poe ka edhe atë, por do ta shihni se ku do të përfundoni”, u shpreh Basha.
Fjala e Bashës në Kuvend
“Çfarë?! Çfarë?! E dini shumë mirë që ka një komision e nuk mund ta sjellë pa e kaluar nga komisioni këtu. Çfarë po bëni ju këtu?! “Show” po bëni?!
E keni marrë mesazhin dje nga faktori ndërkombëtar, që jeni hileqarë! Të poshtër! Do bëni ju reformë zgjedhore, ju nuk doni Vetingun në politikë!

Del këtu shoku i trafikantit që do të bëjë pallate tek Unaza e Re dhe na flet për reformë zgjedhore. Tufë hajdutësh! Banditë! Gjysma prej jush duhet të jenë në burg, duke filluar me ty i pari që zgërdhihesh aty!
Prandaj, lëri këto gomarlliqe dhe fillo me pikën e parë të rendit të ditës siç ke rënë dakord. Kemi ardhur vetëm për të atë buxhet të studentëve këtu. Jo se kemi ndonjë dyshim se çfarë do të ndodhë, por t’u provojmë atyre të tjerëve se mund të kenë ndonjë fije besimi të dëgjojnë sesi po të ndalojnë vjedhjen ky, hajduti psiqik, mund të ketë para për tarifat e studentëve dhe lërini gomarlliqet e tjera se s’kemi ardhur të tallemi me ju.
Tufë horrash dhe banditësh! Ke shkelur Kushtetutën, ke shkelur procedurën. Pasi keni kapur gjithçka, ke kapur edhe Bordin e Bankës së Shqipërisë. Me 28 firma të këtyre deleve të bandës së hajdutëve…”
Ndërsa Basha fliste, deputetët e e PS nga salla kanë dashur ta ndërpresin, por Basha iu është drejtuar edhe atyre: “Ti pusho, se merrem dhe me ty pastaj. Qepe gojën! Bandit! Vetëm bankat të kanë ngelur pa kapur. Kape edhe bankën! Kape dhe bankën, por do ta shihni se ku do të përfundoni.

auto veza1545298658

Artikulli paraprakVjedhja 20 milionë euro me firmën fantazmë amerikane, Shehaj-Qendros: Ti dhe Rama duhet të shkoni në burg
Artikulli tjetërRama goditet me vezë në Parlament