Basha: Rama ka dështuar me rindërtimin, BE nuk i ka dhënë fondet pasi nuk ka besim

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me procesin e rindërtimit të vendit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

‘Me 25 prill, ndryshimi do të mundësojë përshpejtimin e procesit të rindërtimit. E para është se do të ketë transparencë totale në lidhje me fondet.

Procesi i rindërtimit me fondet e BE-së ka mbetur në vendnumëro, siç ka mbetur çdo gjë në këto 8 vite. Sepse ata nuk janë budallenj. Ata shohin se si ndryshon pronësia, si u jepen paratë miqve të kryeministrit.

Do të bëjmë rivlerësimet e reja të dëmeve. Denoncimet e shumta prej 1 viti kanë ardhur në PD. I siguroj banorët se ata do të disbursohen sipas dëmeve. Ekspertët tanë që në javën e parë pas tërmetit, kërkonin vlerësim të parë dhe korrekt. Disbursimi i shpejtë i banorëve që mund ti rindërtonin vetë banesat, duke mos u futur në tendera.

Leje e posaçme sepse ata shtëpi kanë qenë aty, me leje, pa leje, në truall. Nëse do të ishin bërë këto propozime tona, së paku ata familje që jetonin në banesa individuale do të ishin në shtëpi tani dhe nuk do të jetonin me qira.

2022 është një afat plotësisht i mundshëm për të ndërtuar edhe projektet më të mëdha, nëse do të ketë një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e përgjegjshme ka ndërtuar për 2 vite dy tunele të mëdha, një qeveri e pandërgjegjshme nuk mbaroi dot unazën e Tiranës edhe pse e gjeti projektin gati’, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakBasha tregon planin e 100 ditëve të para në qeveri
Artikulli tjetërParalajmërimi i Majkos për 25 prillin: Ka rrezik të shohim greminën