Basha pritet me entuziazëm në Kukës e Kurbin, të rinjtë i bëjnë surprizë në hyrje të Milotit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është shoqëruar nga qindra qytetarë gjatë takimeve në veri të vendit.

Përmes disa videove të shpërndara në faqen në Facebook, Basha përcjell me ndjekësit atmosferën e ngrohtë me të cilën e shoqërojnë përkrahësit e PD-së gjatë udhëtimit të tij.

“Jam rrugës për në Kurbim për aktivin e degës së Kurbinit. Po kthehem nga Kukësi ku sapo pata një takim me aktivistët e PD-së së Kukësit, Hasit, Tropojës, Dibrës. Dhe më kanë rezervuar këtu në hyrje të Milotit një pritje të jashtëzakonshme të rinjtë demokratë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës”, shprehet Basha në një video të publikuar në Facebook.

Basha ka qënë ditën e sotme në Kukës ku ka pasur një takim me strukturat e partisë së Kukësit, Hasit, Tropojës dhe përkrahësit e Partisë Demokratike gjithashtu.

Ai i ka ftuar qytetarët e kukësit të marrin pjesë në protestën kombëtare në 13 prill.

Sipas Bashës bashkimi kombëtar është e vetmja zgjidhje për demokracinë.

Ndërkohë takime të tilla tashmë janë kthyer  në rutinë për opozitën e cila, pothuajse çdo ditë shkon në qytete të ndryshme të vendit dhe evidenton aty problemet e banorëve duke i ftuar ata njëkohësisht të bëhen pjesë e protestës

Qyteteret e kukësit hasit, Tropojës, Dibrës dhe mbarë Shqipërisë po përgtiten për një bashkim mbrëkombëtar,për t’i hapur rrugë Shqipërisë evropiane dhe demokracisë. Evetmja rrugë ndaj së keqes është të jemi bashkë. E shtuna e 13 prillit është goditja e fortë ndaj Edi Ramës,e hajdutëve dhe e oligarekëve”, tha Basha

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. April 2019

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 8. April 2019

 

Artikulli paraprakAksidenti i rëndë, gazetarja nuk arrestohet, i aksidentuari në gjendje kome, kush ishte shoqëruesja
Artikulli tjetërKorçari i famshëm këngë të re për Edi Ramën, tërbohet rrjeti!