Basha pritet me entuziazëm në Dibër: Të shtunën ju pres në Tiranë për…!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po përshkon rrugët e Peshkopisë duke u dhënë dorën tregtarëve dhe qytetarëve të ulur në lokale.
Një grua e ka shoqëruar Bashën për disa momente, e njohur publikisht tashmë: mësuesja që në fund të vitit të shkollës e transferuan në një shkollë shumë larg vendbanimit. Në bashkëbisedimin e tyre ndërkohë u mësua se si deputetja dhe ministrja e PS, olta Xhaçka, bën mbledhje partie me drejtoreshën në ambientet e asaj shkolle.
Po ashtu, disa hapa më tej, një qytetar e ndaloi Bashën dhe i tha: Kam qënë i punësuar në KESH por më pushuan me urdhër të deputetit, Ulsi Manjës.
Të gjithë ve Basha u dha një përgjigje: Nuk ka rrugë tjetër, në 16 mars në protestë në Tiranë!
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbritur mbrëmjene e djeshme në Dibër, ku është pritur nga qindra qytetarë.
Ata e kanë pritur Bashën me fjalët “Mirëserdhe kryeministër” dhe “Rama ik”. Basha e ka cilësuar si një surprizë shumë të bukur mikpritjen e dibranëve në këtë orë të vonë, duke u kërkuar edhe ndjesë për kohën e vonë të mbërritjes.
Por qytetarët i janë shprehur se mund të presin edhe gjithë natën, vetëm të fitojnë. Basha ka vazhduar rrugën drejt Peshkopisë, ndërsa është ndjekur nga vargu i gjatë i makinave.
Basha do te zhvilloje neser nje takim me qytetare per t’i ftuar te marrin pjese ne protesten e 16 Marsit dhe per te ndare me ta alternativen e PD.
Vargu i makinave qe presin Bashen eshte kilometrik, duke paralajmeruar perkrahjen dhe pjesemarrjen e larte neser dhe me 16 Mars.

LIVE

LIVE – Mikpritja e Dibranëve.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 12. März 2019

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetërRama i tmerruar nga opozita, rrethon me tela e kangjella Parlamentin edhe kur nuk ka protesta