Basha pret ambasadoren Vasak: Mirënjohje për investimin tuaj dhe të Francës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë e PD ambasadoren franceze, Vasak.

Basha shprehu mirënjohjen e tij personale për investimin e saj dhe të Francës në proceset demokratike në Shqipëri.

“Kënaqësi të prisja Ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit. I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë.
Merci Madame l’Ambassadeur!”, shkruan Basha.

3 13

2 23

Artikulli paraprakShehi: Rama do të pësojë humbjen më të madhe, tepsinë do e pëmbysim, Basha Kryeministër
Artikulli tjetërVideo/ Një ordiner që bën gjithnjë të kundërtën e asaj që thotë!, reagimi fortë i Palokës ndaj Ramës