Basha: Po u tregojmë shqiptarëve që nuk jemi kult apo klan, por parti politike bashkëkohore

Nga Dimali, kreu i PD, Basha, foli edhe për sfidat që kaloi PD gjatë kësaj kohe, duke u shprehur se kjo parti politike ka arsye për ta mbajtur kokën lart, sepse nuk vepron dhe funksionon as si kult as si klan, por si parti politike bashkëkohore.

Basha: “Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan. Por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike. Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë. Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët.”

WhatsApp Image 2024 02 11 at 13.23.49 WhatsApp Image 2024 02 11 at 13.23.49 3 WhatsApp Image 2024 02 11 at 13.23.49 2 WhatsApp Image 2024 02 11 at 13.23.49 1

Artikulli paraprak“PD, partia e vetme në Shqipëri që mbështet pa kushte SPAK-un”/ Basha: T’i jepet fund pandëshkueshmërisë
Artikulli tjetër“Listat e mbyllura, privilegjojnë politikanët”/ Basha: T’u japim shqiptarëve mundësinë të zgjedhin përfaqësuesin e tyre