Basha: Po qëllohen me armë gazetarë dhe biznesmenë

Ditën e sotme në një bisedë të gjatë me gazetarët kreu i PD-së Lulzim Basha foli për shumë ngjarje kriminale të ndodhura së fundi në vendin tonë, mes tyre dhe plagosjen e një biznesmeni, emrin e të cilit preferoi të mos e bënte të ditur.
Basha u shpreh se falë bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin, qytetarët përdhunohen dhe grabiten në shtëpitë e tyre.
‘’Falë bashkëqeverisjes me Edi Ramën, krimi kontrollon kupolën e policisë dhe Ministrinë e Brendshme. Prej bashkëqeverisjes së Edi Ramës, me krimin, sot Shqipëria nuk ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata.
Prandaj shantazhohen gjyqtarë, qëllohen me armë gazetarë, qëllohen me armë biznesmenë, dhunohen, përdhunohen e grabiten qytetarë nga shtëpitë e tyre”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakFenomeni: Juventus ka bërë një goditje të paimagjinueshme me Ronaldon
Artikulli tjetërKosova nis protestat kundër Thaçit nga e diela