Basha përshëndet shpëtimin e Alvinit: “Misioni vazhdon”!

Kryetari i PD, Basha gjatë takimit me të rinjtë në Vlorë ka përshëndetur shpëtimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha.

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Ka qënë një dramë e madhe që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq Italian.

Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Janë shumë fëmijë të tjerë në këto kampe dhe që duhet të nxirren nga Siria. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthesh në gjirin e familjes”, u shpreh Basha.

1 14

4 7

3 10

Artikulli paraprakBasha u përgjigjet të rinjve në Vlorë për cilësitë që do ta bëjnë një kryeministër të mirë…
Artikulli tjetërBasha: Paga minimale do të jetë 300 euro në qeverisjen tonë! Rritja e pagave në sektorin privat duke hequr disa taksa