Basha pas takimit në Elbasan: Rinia, investimi më i madh që do na kthehet në të ardhmen

Kryetari i PD, Basha menjëherë pas takimit me të rinjtë në Elbasan ka shkruajtur në një postim në faqen e tij socaile, Facebook se, Rinia është investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen. Ndaj zotimi i parë i PD dhe e imi, është kthimi i shpresës për rininë dhe për shqiptarët.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Nisëm sot plot energji nga Elbasani “Rrugëtimin për Shqipërinë” bashkë me të rinjtë e këtij qyteti.

Rinia është investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen. Ndaj zotimi i parë i PD dhe e imi, është kthimi i shpresës për rininë dhe për shqiptarët.

Në fund të rrugëtimit me rininë, do të ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do ti japin atyre arsye për të mos e braktisur më vendin, por për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri.

2 3

4 3

5 3

3 3

Artikulli paraprakReali 80 milionë euro + Bale për Sterling
Artikulli tjetërFaqja e pare