Basha në lagjen 18 në Durrës: Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimit me banorët e lagjes nr.18 në Durrës shkruan në një postim në Facebook se, Duhet veprim i shpejtë! Çdo ditë që kalon e rëndon traumën tek qytetarët.

“Kanë kaluar 11 ditë nga tërmeti dhe ende nuk ka nisuar puna për rikonstruksionin e objekteve të dëmtuara që janë të riparueshme. Në lagjen 18 në Durrës disa banorë më treguan se edhe pse pallati i tyre nuk ka dëmtime në strukturë, ata nuk mund të kthehen në banesat e tyre pasi dëmtimet e mureve, paraqesin rrezik për ta.

Njerëzit ankohen se nuk është interesuar askush për nevojat e tyre dhe se ata vazhdojnë të kërkojnë çdo ditë strehë për të kaluar natën. Disa prej tyre thonë se janë përzënë nga çadrat tek stadiumi dhe janë lënë rrugëve me fëmijë të vegjël.

Duhet të nisë puna pa humbur kohë për rikonstruksionin e banesave në mënyrë që banoret ti rikthehen jetës normale. Duhen alokuar fonde pa humbur kohë. Nuk mund të lihen qytetarët në fatin e ndihmave, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë tek 10 oligarkë’, shprehet Basha.

2 35

4 20

5 14

6 12

7 6

 

Artikulli paraprakTërmeti që nxori lakuriq mashtrimet e Ramës! Banorët e Korçës asnjë dëmshpërbilm për tërmetin e qershorit! (Video)
Artikulli tjetërEdi, ky Frankestein i shqiptarëve