Basha në ambientet e Teatrit Kombëtar për marrëveshjen, shpëthejnë artistët: Rama ik!

Ashtu siç ishte parlajmëruar lideri i opozitës, Lulzim Basha ka shkuar në godinën e Teatrit për të firmosur marrëveshjen me artistët që protstojnë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.

Në monentin e mbërritjes së kreut demokrat Lulzim Basha artistët të cilët ishin në ambientet e teatrit kanë shpërthyer në ovacione me “Ram Ik”

Në orën 11:30 të ditës së sotme pritet që kreu i opozitës Lulzim Basha do të firmosë një marrëveshje me artistët dhe aktivistët të cilët prej një viti e gjysmë protestojnë kundër shembjes së Teatrit.

Robert Budina tha më herët se, nëse vjen policia, kemi të bëjmë me diçka politike, dhe ka rdhur momenti sipas tij për një lëvizje politike.

Në këtë marrëveshje parashikohet miratimi i posacëm për realizimin e një procedure të re për rikonstruksionin e Teatrit.

Vendosmërinë për të kontribuar në ndërtimin e një shteti të së drejtës.

Fillimi i betejës për mbrojtjen e kompleksit kulturor të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimentl.

PD angazhohet për përkrahjen e artiostëve dhe mbrojtjen e shembjes së paligjshme të Teatrit dhe duke asistuar politikisht dhe ligjërisht me çdo çmim

Do të shqfuqizojë sapo të vijë në pushtet Ligjin 37 viti 2018 për uzurpimin e hapësirës publike të Teatrit.

1 43

4 20

budina 1

auto Zenelaj1531424928

1 40

Artikulli paraprakIsh-ministri paralajmëron Ramën: Gjyqit të popullit nuk do t’i shpëtosh kurrë!
Artikulli tjetërTerrori policor/ Banori: Hajdeni pas orës 9 shikoni tmerrin që ndodh! Më tërhoqën zvarrë, ja si më shqyen