Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të Bashkisë Kavajë pas rënies së komunizmit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të Bashkisë Kavajë pas rënies së komunizmit, Selim Veizi.

“Me hidhërim mësova për ndarjen nga jeta të z. Selim Veizi, kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. Mirënjohje e e pashlyeshme për kontributin e tij për Kavajën.U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

44

Artikulli paraprak“Ekonomia në krizë”, Basha: Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe fuqizon ekonominë
Artikulli tjetërHetimi për fshehjen e pasurisë nga Ervin Bushati, PD denoncon me video: Ngjan me Ramën dhe Veliajn. SPAK të mos zvarrisë hetimet