Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Basha shkruan në mesazhin e ngushëllimit se, kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

Mesazhi i plotë i kryetarit Basha

Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

I shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Fino dhe gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!

Artikulli paraprakBie fasada e qeverisë dhe Bashkisë tek Bulevardi i Ri, qytetarët jetojnë mes ujrave të zeza, reagon Vokshi
Artikulli tjetërTë braktisur dhe të gjobitur pas tërmetit, Pampuri me familjen që jeton pas perdes brenda një lokali fshati