Basha me banorët e prekur nga tërmeti në Borizanë: Asnjë ekspert nuk ka shkruar për të parë situatën e rëndë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon takimet me banorët e prekur nga tërmeti. Nga Borizana, pak km larg Thumanës kryetari Basha pa nga afër gjendjen duke theksuar faktin se, në këtë zonë asnjë inxhinier dhe asnjë ekspert nuk ka shkruar për të parë situatën e rëndë.

“Ata qe kane mbetur jashte vemendjes jane shume. Ne Borizane pak kilometra larg Thumanes banoret qe u jane demtuar shtepite kane fjetur prej 1 jave nen streha plastmasi.

Familjet e demtuara presin vleresimin e banesave nga eksperte dhe inxhiniere por deri me sot askush nuk ka ardhur.

Me thane se po detyrohen te marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet tu vije ne ndihme dhe nuk kane ku te shkojne.

Falenderoj kontribuesit dhe donatoret qe jane te vetmit qe kane shperndare ndihma ne kete zone, dhe bej thirrje per shtimin me urgjence te grupeve te vleresimit ne terren me qellim permbylljen sa me pare te vleresimit profesional te gjendjes se banesave. Koha nuk pret!”, shprehet Basha.

1 24

2 18

3 15

4 13

5 8

7 3

8 3

9 2

Artikulli paraprakVaclav Havel, paralajmërimi i një realisti të vjetër për Perëndimin
Artikulli tjetërPaditet për përhapje paniku pasi fotografoi vjedhjen e ndihmave në Ministrinë e Brendshme