Basha: Llumit të tranzicioit i intereson status quo-ja. Flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë

Nuk ka më dhjamë për të shtrydhur shqiptarëve/ Basha: Llumit të tranzicioit i intereson status quo-ja. Që që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

Foltorja nuk është halli im, është halli jot, foltorja është ding-dong u, bëhu gati dhe ti për foltore sepse nuk ka foltore të të shpëtojë ty, nuk ka foltore të të shpëtojë ty. Unë kam guximin që në atë komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë, edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak, nga Elbasani në Shijak, apo se ta ka qejfi t’i greposh e t’i gradosh për t’i hedhur kundër opozitës?

Lojë e vjetër Edi Rama! Mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua, por tani t’i ka mësuar gjithë bota. Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër. Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë.

Pse? Sepse ju notoni në luks dhe pushtet. Sepse zotrote ka harxhuar vitin e kaluar më shumë kohë me sheikë dhe darka sheikësh e kriminelësh e oligarkësh sesa duke takuar njerëzit e thjeshtë të zonës elektorale që përfaqëson. Këto janë interesat tuaja dhe prandaj e keni shkatërruar edhe reformën në drejtësi, keni kapur përbishti drejtuesit e drejtësisë së re, i bëtë rezil ambasadorët e partnerët tanë strategjikë duke shkuar javë për javë duke u thënë veproni, veproni, veproni. Sa dalin ata nga dera kërcasin telefonat e 184, të tërmetit, e të tjerëve këtu dhe u thonë mos veproni.

Artikulli paraprakBasha-Ramës: Je një aktor i dështuar! E dinë të gjithë se si ndërrove banditët e vdekur me banditë të gjallë në 2003…
Artikulli tjetërBasha pas takimit me delegacionin amerikan: Demokracia në udhëkryq