Basha kujton oficerët e vrarë: Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit dhe nga drejtësia e kapur

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kujtuar me një shenim dëshmorët e luftës kundër krimit. “11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve”, shkruan Basha ne shenimin e tij.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur.

Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.

Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve në luftën kundër krimit nuk do të shkojë dëm!

1111

Artikulli paraprakJuventus do Pochettinon në vend të Sarrit
Artikulli tjetërMisioni paqeruajtës i NATO-s reagon për futjen e forcat Ushtarake Serbe në Kosovë