Basha: Kapja e Kryeprokurorit nga Rama do të sjellë përgjigje të fortë politike nga opozita

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Rama ia doli të sabotojë Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe tani po fton opozitën të shkelë Kushtetutën.
Në përfundim të mbledhjes së grupit PD, Basha thotë se kjo ështe e papranueshme.
‘Shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm shkatërrom reformën në drejtësi dhe e vë atë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës.
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm pa bërë më parë vettingun është jo vetëm antikushtetuese, por edhe tallje me shqiptarët, hipokrizi me vettingun.
Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit!’, tha Basha.
Sipas kreut të PD-së, “përgjigja është shumë e qartë për të mbrojtur paratë e pista të drogës, dosjen e krimit, të Tahirjave, Habilajve, Vangjush Dakos.
Një prokuror do të ketë fuqi të transferojë prokurorët dhe të bëjë vlerësimin e tyre. Pra është e qartë se Edi rama e sabotoi ngritjen e Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe tani po kërkon një prokuror.
Kërkesa e vetme ndaj Edi Ramës është të zbatojë Kushtetutën.
Nëse Edi Rama shkel Kushtetutën për të shtënë në dorë Postin e Prokurorit të Përgjithshëm ai do të përballet me opozitën”.

Artikulli paraprak27 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë!
Artikulli tjetërËndrra evropiane e Macronit