Basha: Kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë dhe prapë manipuloi, duhet ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Basha shjkruan në një postim në Facebook se, ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakZyrtari amerikan për VOA: Në Shqipëri është kthyer partia-shtet, të përsëriten zgjedhjet
Artikulli tjetërBerisha: Beteja ime me mafian Soros nga viti 1993