Basha: Jo vetëm Kajmaku e Pjetri, janë edhe 10 individë me rekorde kriminele të kandiduar nga Rama, pse hesht Prokuroria?

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat dënoi ashpër heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Prokurorisë lidhur me çështjen e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të zgjedhur në Vorë me votimin farsë të 30 Qershorit. “Kjo është një provë më shumë se mali i provave sot është bërë më i madh sesa mali i Dajtit se, zgjidhja është një qeveri tranzitore e cila të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë”, theksoi Basha.

Basha u shpreh më tej se, janë 10 individë me rekorde kriminale që janë kandiduar nga kryeministri Edi Rama.

“Partia Demokratike po shqyrton të gjitha rastet që bëhet fjalë për 10 individë me rekorde kriminele të kandiduar nga Edi Rama. Për të qëndruar tek Jorgo Kajmaku, dua të dënoj heshtjen e Edi Ramës nga 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që provojnë se Kajmaku është në shkelje të ligjit dhe duhet sot të ishte marrë i pandehur.

Dua të dënoj heshtjen e Prokurorisë që si një shtojcë e pushtetit të Ramës sa herë i duhet atij bën lëvizje propagandistike, por tani hesht. Pse hesht Arta Marku? Kanë 24 orë që heshtin dhe heshtja e tyre tregojnë qartë se, Kajmaku u kandidua me dijeni dhe bekimin e Edi Ramës edhe pse ky i fundit i dinte të vërtetat që ai ishte një person që nuk mund të kandidohej dhe ka llogari të hapura me drejtësinë greke dhe shqiptare.

Tregon krizën e thellë ku ndodhet drejtësia shqiptare ku goditet i varfri dhe ai që është në shkelje të ligjit si Kajmaku apo edhe Vldrin Pjetri, mbrohen sepse i mbron Edi Rama. Është e qartë se krimi i organizuar me mbështetje politike është një problem i madh për ekonominë e vendit tonë sepse vjedhin shqiptarët me PPP dhe pasuritë e shqiptarëve dhe bizneset tona, këta janë aty sepse promovohen nga Rama.

Kjo është një provë me shumë sikur të duhen më shumë prova, që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme ku shqiptarët të thonë fjalët pa u ndikuar nga krimi, pra një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhjet parlamentare dhe kushtetueset lokale. PD është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtare dhe edhe sot më nënkryetaren e grupit të CDU-së, komunikim që vazhdon intesivisht në çdo ditë. Opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura me qëllimin ti shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale. Kjo krizë zgjidhet mes garancive që do të pengojë çdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak”, tha Basha.

Protestat – I pyetur për protestat, Basha tha se: “Sa i përket protestave, opozita ka vazhduar gjithë verës misionin dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Përveç protestave që do jenë edhe më të fuqishme, në një gjendje akoma edhe më të vështirë, paralelisht do të fokusohemi në zgjidhjet që do ti ofrojmë shqiptarëve sin ë rrafshin e përditshmërisë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me të gjitha grupet e interesit duke vijuar në shtator me biznesin e vogël dhe nga ana tjetër platformën për Shqipërinë si Europa, që do të thotë se PD dhe opozita e bashkuar bashkë më socialistët e ndershëm të dëshmojnë kapacitet dhe vendosmërinë tonë për ti dhënë fund problemave që kanë bllokuar perspektivën europiane të Shqipërisë”.

Zgjedhjet – “13 tetori është data kushtetuese për zgjedhjet e dekretuar nga Presidenti. Është tjetër tregues i kapjes së institucioneve nga Edi Rama dhe i paligjshmërisë ku është zhytur Komisioni i Zgjedhjeve ku siç e keni parë jo vetëm që kanë dështuar por edhe kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin duke dhënë provën se në Shqipëri s’mund të ketë asnjë zgjedhje të ligjshme me Edi Ramën në krye. Kushtetuta është e qartë, KQZ mund të bëjë zgjedhje edhe në Vjetnam por nuk ka asnjë tagër të organizojë një proces kur i teket dhe si i teket por duhet të zbatoje dekretin e Presidentit”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakCIA: Shqipëria vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit, i drogave nga Amerika e Jugut dhe i pastrimit të parave
Artikulli tjetërMijatoviç: Hazardi e ka të pamundur të bëhet si Ronaldo tek Real Madridi