Basha: Ja pse PS nuk e diskuton amendamentin “Basha” për ndihmë ndaj Kosovës

Gjatë Podcastit të sotëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha, iu rikthye edhe një herë propozimit të tij për t’i ardhur në ndihmë Forcës së Sigurisë së Kosovës me një shumë për 50 milionë euro, gjë që u refuzua dhe u rrëzua nga PS-ja në Kuvendin e Shqipërisë.

“Arsyeja pse nuk e kanë sjell është e qartë: sepse ta sjellësh dhe ta rrëzosh sigurisht është një faturë politike, sepse nuk ke asnjë arsye ta rrëzosh. Ta sjellësh dhe ta votosh, janë kaq mendje vegjël dhe shpirt vegjël sa mendojnë që e bëjmë këtë do marri kredi Basha dhe Partia Demokratike.” – u shpreh ai.

Basha: “Në aspektin e sigurisë ne duhet të marrim të gjitha masat, e në veçanti forcimin e aparatit të sigurisë tonë kombëtare dhe investimin në sigurinë kombëtare, ku përfshihet investimi në sigurinë e Republikës së Kosovës. Dhe kjo është racionialja edhe për propozimin që kam bërë për 50 milionë euro ndihmë ushtarake të cilën e kanë rëzuar kërkesën time për ta futur në strategjinë e sigurisë kombëtare, duke përfituar nga rëmuja dhe kaosi në Parlament. Akoma nuk kanë sjell në Parlament amendamentin që të shprehen për amendamentin. Arsyeja pse nuk e kanë sjell është e qartë: sepse ta sjellësh dhe ta rrëzosh sigurisht është një faturë politike, sepse nuk ke asnjë arsye ta rrëzosh. Ta sjellësh dhe ta votosh, janë kaq mendje vegjël dhe shpirt vegjël sa mendojnë që e bëjmë këtë do marri kredi Basha dhe Partia Demokratike. Nuk e bëj unë për këtë, për kredi dhe për Bashën dhe për Partinë Demokratike. Përkundrazi në qoftë se e sjellin dhe e votojnë, do të dalë në konferencë për shtyp dhe do t’i falënderoj me emër të gjithë deputetët që do ta votojnë.”

Artikulli paraprakBasha: Sulmet që bashkuan Ramën dhe Berishën kundër PD, që nga McGonigal e deri tek lobimi kundër meje në Bruksel dhe Këshillin e Europës
Artikulli tjetërPD kallëzon Nikollën, Sefa: Bardhi e Berisha janë përjashtuar, të strehohen tek Meta