Basha i përgjigjet Ramës: Kukulla e krimit mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po zhyt në terr fëmijët shqiptarë.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Basha shkruan, se Rama është krimineli më i madh i fëmijëve shqiptarë, pasi për herë të parë në 30 vite demokraci janë mbyllur 133 shkolla.
“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha në një postim në Twiter.

rma nikolla

Artikulli paraprakDrogë nga Shqipëria në Itali, kapet furgoni me 800 kg marijuanë në Foxhia
Artikulli tjetërSjellësit e mynxyrës