Vjedhja në Unazën e Re, 2 mijë euro për një centimetër

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka dhënë fakte skandaloze për vjedhjen që Edi Rama kërkon të bëjë tek Astiri. Sipas Bashës, 2 mijë euro centimetri është vjedhja që Edi Rama po bën tek Astiri.
Sipas kreut të opozitës, kjo është një vjedhje e drejtpërdrejtë dhe e negociuar nga vetë Edi Rama.
“Tragjedinë që po ndodh me 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Kjo është një vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim.
Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë:
Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.
2 mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Basha.
Basha u shpreh më tej se, banorët kanë të drejtë sipas ligjit të legalizimit që të dëmshpërblehen për pronat e tyre pasi ato nuk janë zaptues, por e kanë blerë traullin.
“Norma juridike e vendosur me ligjin për legalizimin, shpronësohesh dhe pastaj të merret prona dhe zhvillohet projekti. Banorët duhet të dëshpërblehen, në dy lotet e tjera janë dëmshpërblyer.

E drejta e banesës mbrohet me kushtetutën e Shqipërisë. Banesa është e shenjtë. Së dyti norma juridike e thotë qartë se edhe në ato raste kur je të në proces legalizimi do të shpronsohesh dhe do të marrësh dëmshpërblimin. Në 2015 është ndryshuar ky ligj, por sërish e ndalon kushtetuta, pasi ëhstë një ligj antikushtetues. Nuk mundet që dikush të marrë dëshmnpërblim dhe dikush tjetër jo në të njëjtën situatë. Pasi banorët që janë në të njëjtën gjëndje janë dëmshpërblyer.
Banorët e kanë fituar këtë të drejtë më ligj, për të mos lënë pa përmendur pas këtu dhe mashtrimin e Edi Ramës të kapur në zë dhe figurë. Pretendimi se këtu po zbatohet ligji është i paskrupullt sepse po vidhet hapur nga Edi Rama.
Secili prej tyre ka blerë pronën. Secili është përfitues nga ligjit i legalizimit. Asnjë prej tyre nuk është zaptues, të gjitha kanë blerë pronën kanë paguar taksat tatimet.
Edi Rama mashtron.Secili prej tyre e ka blerë tokën. Këto janë fakte se si po vjedh Edi Rama në megaferën e tij korruptive.
Një hajdut i fiksuar pas vjedhjes ka shpikur PPP për të vjedhur shqiptarët. Është një njeri që jeton dhe mendon vetëm për të vjedhur”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakTmerr nga dhuna! Protestuesja shtazënë humb fëmijën pas arrestimit nga policia
Artikulli tjetërBasha thirrje qytetarëve: Sot në orën 17:00 në protestë me banorët e Astirit!