Basha: Fantazma Rama i premtoi 700 mijë euro Bashkisë Kamëz për të përmbyturit, por nuk dha asnjë cent!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me banorët e Valiasit, përmbytur një vit më parë, por që nuk janë kompensuar për dëmet se, Rama I premtoi bashkisë së Kamzës 700 mijë Euro që të përballosh emergjëncën, por nuk i dha asnjë cent.
“E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur reshjet arritën kulmin dhe kjo zonë u përmbyt e gjitha, – tha kreu i opozitës. Kam qenë tek shumë prej jush dhe kam parë me sytë e mi se si banesat kishin dalë tërësisht jashtë funksionit. Kam parë me dhimbje të madhe, më është dashur të përmabja veten, kur shikoja lot të prindërve sepse i gjithë mundi i jetës së tyre dhe kursimet e fëmijëve nga emigracioni i kishte marrë lumi. Në krye të detyrës ishin vetëm punonjësit e bashkisë dhe kryetari i bashkisë.
Asnjë zyrtar i shtetit, i qeverisjes qëndrore nuk shihej. Edhe kur i kërkonin në telefon në raste emergjence nuk dukeshin. Vetëm pas tre apo katër ditësh kur situata u qetësua, por gjendja vazhdonte të mbetej e mjerë, erdhi “fantazma”. Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fondin 700 mijë Euro që të përballosh emergjëncën.
Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por paklujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës”.

Artikulli paraprakBasha: Edi Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm në një ditë. Qeverisja e tij përkufizohet “Merri shumicës dhe jepi vetes tënde”!
Artikulli tjetërRruga e arushave, nga Shkodra në drejtim të Zvicrës!