Basha: Edi Rama është një hajdut psiqik. Çdo qindarkë e vjedhur do të gjurmohet nga qeveria e PD

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të rëndë ku dëshmoi për çështjen e 3.2 milionë eurove të Toyota Yaris.

Basha tha ndër të tjera se, morali i vetëm i Edi Ramës është paraja. Çdo qindarkë e vjedhur, do të gjurmohet nga qeveria e PD.

“Edi Rama është një hajdut psiqik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdo kënd.

Ne do ta ndalim. Ne do të ndjekim dhe gjurmojmë çdo qindarkë që Edi Rama dhe kriminelet po mundohen të futin në ekonomi.

Çdo koncesion, çdo ndërtim, çdo kontratë do të gjurmohet për çdo qindarke, si për ata që e kanë dhënë edhe ata që e kanë marrë.

Lufta kundër pastrimit të parave do jetë prioritet kombëtar”, u shpreh Basha.

“Taulant Balla duhet të ishte ne burg”, Basha: Pastrimi i parave të drogës, rreziku më i madh për Shqipërinë

Dhashë informacionet që kisha për këtë çështje. Edhe më shumë se kam bëre të njohura në publik. Sot në pranga duhet të ishte Taulant Balla. Pastrimi i parave të drogës dhe krimit është rreziku kryesor që i kanoset sot Shqipërisë.

Është rrezik politik, ekonomik, shoqëror dhe për stabilitetin e vendit. Edi Rama dhe qeveria e tij janë vënë në shërbim të pastrimit të parave të pisëta të krimit. Të gjitha koncesionet dhe projektet e qeverisë janë pastrim parash të drogës dhe të krimit.

Projekti i stadiumit është pastrim parash. Projekti i teatrit është pastrim parash. Projekti i Unazës është pastrim parash.

policiaaaa

dhuna

dhuna artist

Artikulli paraprakBasha: Edi Rama është një hajdut psiqik. Çdo qindarkë e vjedhur do të gjurmohet nga qeveria e PD
Artikulli tjetërPolicia arreston me urdhër të Ramës tek Krimet e Rënda dy banorë të Unazës së Re