Basha: Do të ngrihemi përsëri në protesta derisa e drejta dhe demokracia të triumfojë…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e protestave kombëtare. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Devoll, Basha tha se, do ngrihemi përsëri në protesta derisa e drejta dhe demokracia të triumfojë, vendi të shkojë në zgjedhje dhe qytetarët të vendosin.

“Mos më thoni kryeministër i ardhshëm, kam ardhur si kryetar i opozitës të bashkëbisedoj me ju. Bëhem apo jo kryeministër e keni ju në dorë, e ka në dorë vota e qytetarëve. Unë kam ardhur t’iu jap vizionin tim, programin tim, në fund fare vendosni ju.

Prandaj iu thashë në fillim të fjalës sime, kemi një beteje të madhe përpara, ku ai do bëjë gjithçka t’ua vjedhje e t’ua blejë votën, por për atë problem kemi folur e do flasim përsëri.

Për atë problem jemi ngritur në protesta e do ngrihemi përsëri në protesta derisa e drejta dhe demokracia të triumfojë, vendi të shkojë në zgjedhje dhe qytetarët të vendosin”, deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me një fermer.

1 29

2 26

3 19

4 12

5 10

6 4

Basha 8

7 3

9 2

Artikulli paraprakBasha: Nëse njerëzit bashkohen, ndryshimi do të vijë, asgjë nuk na pengon të…
Artikulli tjetërArtisti i shquar: Adela, vajza që i dha fund jetës për shkak të varfërisë trokiti dyerve shtetërore, por…