Basha: Prova të reja për Avdylajt, ja kush është kandidati i Ramës në Shijak

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke iu përgjigjur interest të gazetërëve për listën e fundit të kandidatëve për kryetar bashkie të prezantuar nga Rama, u shpreh se, Rama nuk është i kërcënuar me krimin por është në bashkëpunim të hapur me krimin.

Basha përmendi edhe emra, kur tha se kandidati i Partisë Socialiste në Shijak, ka prova që është i inkriminuar me Abdylajt dhe Keçajt. Po kështu shumë shpejt PD do publikojë edhe fakte për kandidatët e tjerë në listë.

“Nëse krimi e kërcënon kryeministrin për të mos e lënë pushtetin imagjioni se çfarë ndodh me qytetarët. Por unë nuk mendoj se ky është problemi personal i tij. Edhe pse unë besoj që më shumë se i kërcënuar nga krimi Rama është në bashkëpunim me krimin.

Mjafton këtu tju kujtoj listat e fundit bashkiake ku kandidati i Shijakut është i diktuar nga Abdylajt dhe Keçajt. Për këtë do nxjerrim prova shumë shpejt.

Do kemi kohë ti marrim një e nga një se si lista është pasqyra e Edi Ramës e bashkëpunimit me krimin”, tha Basha.

Zgjedhje me krimin nuk do të ketë!

Kryetari i Partisë Denmokratike, Lulzim Basha një ditë pas protestës së madhe që opozita mbajti përballë kryeministrisë, një komunikim nga Selia e PD u shprehu mirënjohje të thellë të gjithë qytetarëve që iu bashkuan protestës së opozitës të hënën.

“Një mirënjohje për të gjithë ju qytetarët që ishin pjesë e kësaj ngjarje histporkek pavarësisht se shumë prej jush ishit të raskapitur nga gazi dhe dhuna e policisë 24 orë më parë, pavarësisht shoqëeimeve dhe ndalimeve të paligjshme nga banditë me unioformë apo nga policia e urdhëruar nga kupola kriminale dhe Edi Rama asgjë nuk ju ndali të vinit në këtë protestë madhështore dhe ta shndërronit këtë marshim 9.7 km në një marshim shprese

Ky është një mesazh i qartë për këdo dhe pengmarrësit e Shqipërisë, e drejtësisë, për njeriun që ka bllokuar derën e negociatave se nuk ka dhe dhe nuk do të ketë asnjë hap pas dhe do të ketë vetëm hapa para. Bashkimi ynë është një bashkim popullor”, u shpreh Basha.

Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti edhe një herë vendosjen për ti shkuar deri në fund misionit të nisur për një Shqipëri si gjithë Europa.

Sipas Bashës, pengesa për zgjidhjen e krizës është vetë kryeministri Edi Rama. “Parimet që udhëheqin Europën do të jenë baza e daljes nga kriza. Sot mungon vetëm vullneti politik nga një njeri që nuk dëgjon zërin e qytetarëve dhe refuzon angazhimin e faktorit ndërkombëtar. Kjo krizë nuk mbyllet me propogandë bajate.

Kjo krizë vetëm sa do të thellohet nga një papërgjegjshmëri nga një njeri i lidhur pas karrikes së pushtetit. Kjo është një mazhorancë fallso e dalë nga bashkëpunimi me krimin. Ka vetëm një zgjidhje, votë të lirë e të ndershme. Ndaj të frymëzuar, siç jemi, nga përgjigja e jashtëzakonshme e qytetarëve, u bëj thirrje të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë në misionin për liri e demokraci, për Shqipërinë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.

Basha ‘mesazh’ gjyqtarit: Askush nuk do të të shpëtojë nga ligji

Kreu i opozitës, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se, nuk do të lejohet montimi i një diktature të re në vend.

Duke falenderuar qytetarët që iu bashkuan protestës së opozitës së bashkuar, kryedemokrati Basha theksoi se, fatin e Shqipërisë nuk do ta lejojmë në duart e qeverisë të lidhur me krimin, në duart e oligarkëve dhe në duart e një personi.

Basha komentoi edhe vendimin e sotëm të gjykatës, e cila la në burg 19 protestues të opozitës.

“Ata dhjetëra të shoqëruar që i bashkohen dhjetëra të tjerëve të arrestuar më parë. Sakrifica juaj për demokraci është shënjuar jo vetëm  në kujtesën e PD dhe në partitë tjera të opozitës. Sot kemi të burgosur politikë. Çdo e drejtë e juaja e dhunuar do të vihet në vend.

Ata që ju arrestuan do të përgjigjen para drejtësisë. Rama mendon se do ta mbajë me dhunë pushtetit, ndërsa këtij palo-gjyqtari i them se askush nuk do të të shpëtojë nga shkelja e ligjit. Nuk do të lejojmë që reforma në drejtësi të jetë një pretekst që të lemë në duart e Ramës gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Basha.

 

Artikulli paraprakTrukimet e Thaçit dhe Ramës për t’i ikur akuzave për ndarjen e Kosovës!
Artikulli tjetërPrestigjiozja gjermane, BILD: Shqipëria në kaos, qeveria mbron mafian