Basha: Djepi bosh në drejtësi i duhet kryeshejtanit për 200 milionë eurot e Teatrit

Basha ka replikuar ndaj shprehjes së përdorur nga Rama për vakumin në gjykata, “më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, me këtë deklaratë në rrjetet sociale:
“Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë,” nënvizon kreu i opozitës.
Më herët, të gjitha qëndrimeve të fundit opozitës për kolapsin në Gjykata, Rama i qe përgjigjur me këto radhë: “Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti.”

Artikulli paraprakNë 6 muaj largohen 3013 familje nga skema e ndihmës ekonomike në Kamëz
Artikulli tjetërDisa shqiptarë viktima të zjarreve në Athinë