Basha: Çdo politikan, duke filluar nga unë e Rama do t’i nënshtrohet ligjit Anti-mafia

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se çdo politikan, duke nisur nga kryeministri dhe unë duhet të t’i nënshtrohen ligjit anti mafia nëse kanë firmosur kontrata korruptive.

Basha: Duhet të funksionojë mekanizmi anti mafia. Çdo politikan, duke nisur nga kryeministri dhe unë duhet të t’i nënshtrohen ligjit anti mafia nëse kanë firmosur kontrata korruptive. Ata duhet të vërtetojnë barrën në mënyrë individuale.

Ky do të bëhet ligj me ne në pushtet. Ky është rikuperim i parave të vjedhurave të shqiptarëve. Sot qeveria është në ballë të vjedhjes së shqiptarëve. Ne këtë mekanizëm të ligjit anti mafia do ta vëmë qysh ditën e parë në pushtet.

Artikulli paraprakPolitikë me pandeminë? Basha i përgjigjet Komitetit: Deklarata e shkruar në zyrën e Ramës
Artikulli tjetërFaqja e pare