Basha: Beteja do të vazhdojë deri në fitore!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh para mediave sot se, beteja do vazhdojë deri në fitore!

Basha ka paralajmëruar një konferencë për mediat. “Do kemi një dalje të plotë për mediat me të gjitha. Kur të vijë momenti i duhur”, u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.

Kujtojmë se Partia Demokratike, ka pretenduar se votat e qytetarëve janë tjetërsuar ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë. Më herët PD ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.

Ndërkohë Basha gjatë deklaratës së tij ditën e sotme, ka reaguar edhe për zërat që i kanë dalë kundër brenda strukturave të PD ku nuk kanë munguar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Artikulli paraprakRadikal Hemingway
Artikulli tjetërPD: Provë flagrante që provon se si Rama dhe Balluku ishin në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve