Basha apel qeverisë: Masat kufizuese duhet të shoqërohen me masa lehtësuese për të gjithë

Basha falenderon qytetarët për sakrificën 3 javore në karantinë. Apeli qeverisë: Masat kufizuese duhet të shoqërohen me masa lehtësuese për të gjithë

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje për mediat nga selia e Partisë Demokratike, u shpreh se, duhet që qeveria të shtojë menjëherë numrin e testimeve ndaj qytetarëve, që të parandalojë përhapjen e mëtejshme të Covid19.

Basha u shpreh se në rast se nuk ka një transparencë për testimet, e gjithë kjo sakrificë trejavore e qytetarëve do të ishte e kot. Kreu i PD tha se, të gjithë vendet e rajonit e kanë bërë publike numrin e testeve që kanë në dispozicion, duke nisur me Kosovën apo Maqedoninë.

Dua ta nis me një mesazh për qytetarët. E di që po kaloni kohë të vështira, po mbushet java e tretë e një regjimi të paprecedentë në jetët tona dhe për shumicën prej jush kjo ka sjellë jo vetëm kufizimin e lëvizjes por dhe rritjen e pasigurisë, rënien e të ardhurave. Për qindra mijëra prej jush ka sjellë mbylljen e biznesit, ku keni qenë të punësuar apo të vetëpunësuar, në fund të marsit, në fund të muajit ka sjellë pikëpyetje të mëdha për të ardhurat tuaja dhe për mënyrën sesi do të vazhdojmë përpara.

Së pari, dua t’ju falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën që keni bërë në këto tre javë, e cila pa pikë diskutimi ka qenë e nevojshme e domosdoshme, por po kështu është një sakrificë e cila ka dhënë rezultatet. Falë sakrificës tuaj, falë masave të distanicimit social që i keni zbatuar me vetëdije të plotë Shqipëria ia ka dalë që në këto tre javë të mbajë nën kontroll në mënyrë optimale kurbën e infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht, e cila është më e ulët sesa numri real i infeksionieve, por megjithatë, ajo që është më e rëndësishme punën më të madhe dhe barrën më tëmadhe e kanë mbajtur qytetarët, e keni mbajtur ju dhe për këtë dua t’ju falenderoj nga zemra. Siç e dini gjatë gjithë kohës ne si PD, opozitë dhe unë kemi kërkuar zyrtartisht që masave kufizuese t’i bashkëngjisim edhe masa lehtësuese.

Së pari, për ata që janë më shumë në nevojë edhe para shpërthimit të epidemisë.

Së dyti, për të gjithë ata që janë prekur nga masat shtrenguese në xhepat e tyre, në arkën e tyre, në të ardhurat e tyre.

Së treti, po kështu për sipërmarrjet, biznesin e vogël, fermerët dhe punëdhënësit e mëdhenj të cilët jaën gjendur në vështirësi të paparishikueshme në mënyrë që kjo krizë pandemike, që ka ndikim në krizën ekonomi, të mund të menaxhohet brenda mundësive, por edhe brenda kërkesave dhe nevojave të popullsisë dhe kategorive në nevojë.

Artikulli paraprakInfektohen me Covid-19 dhe 3 infermierë të tjerë, Infektivi në ‘rrezik’!
Artikulli tjetër11 të infektuar me Covid-19 brenda familjes në Durrës