Basha: 30 Qershori, varreza politike e Ramës, asnjë hap pas

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në protestën e opozitës se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje politike që bazohet mbi pazare.

“Kjo krizë politike duhet dhe do mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Parimi i parë është çuarja para drejtësisë atyre që u vodhën votën shqiptarëve.

Në çdo vend tjetër të botës, në çdo vend evropian ky njeri do kishte shkuar në prokurori dhe qeveria do ishte dorëhequr ai vazhdon drejt grushtit të shtetit të votimeve pa opozitë, me Pjerin Ndretë dhe KQZ-në e krimit dhe karta identiteti të skaduara.

Ne nuk bëjmë asnjë hap pas. Nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Aleanca qytetare është në këmbë. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojmë me turp. 30 qershori do të jetë varreza politike e Ramës” – tha Basha.

Artikulli paraprakBasha: Ora e të vërtetës erdhi, ka ardhur momenti i largimit të Edi Ramës…
Artikulli tjetërBasha: Kriza nuk do të mbyllet me Pazar. Largimi i Ramës dhe ndëshkimi i hajdutëve të votave janë të panegociueshëm