Bardhi i përgjigjet Ramës: Edhe na kopjon, edhe na sulmon!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës

Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në twitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.

Artikulli paraprakCovid-19 dhe Cov-Edi-20
Artikulli tjetërAjo që nuk ndodh në Tiranë, Komuna e Prishtinës dizinfekton rrugët