Barcelona komplikon transferimin e talentit nga Gremio

Që Barcelona kërkon talentin Arthur në Brazil, nuk është më sekret, por negociatat me Gremion po vështirësohen më tepër, pas fotos së lojtarit me fanellën blaugrana dhe nën shoqërinë e përfaqësuesve të Barçës.
Klubi brazilian reagoi duke akuzuar ekipin spanjoll se po manipulon lojtarin me përfaqësuesit e tyre, ndaj ka denoncuar Barcelonën në FIFA për veprimet e saj. Gremio shkon edhe më larg, duke njoftuar se do të bëjë të pamundurën, që Arthur të mos transferohet në Spanjë, por në një ekip tjetër. Kjo situatë natyrisht që nuk është fort e këndshme për katalanasit, pasi tani do të duhet të shtojnë më shumë ofertën ndaj Gremios, për të zbutur inatin e tyre.

Artikulli paraprakKriza ekonomike, për 2 muaj mbyllen 523 biznese të tjera
Artikulli tjetërAnçeloti refuzon sërish Italinë: Jo kombëtares!