Barça, 80 milionë për Verratin

Gazeta katalanase “Sport” shkruan se Barcelona është gjithmonë e më shumë e interesuar të marrë Marco Verrattin. Mesfushori i Paris Saint-Germain, konsiderohet si Andres Iniesta i ri në kampin blaugrana. Për këtë katalanasit janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 80 milionë euro klubit parisien, për të fituar ndaj konkurrencës së Juventusit dhe Realit të Madridit. Në fakt kaq është edhe shifra që PSG kërkon për të lënë të lirë Verrattin.

Artikulli paraprakDeklarimi i pasurisë, zyrtarët dyshohet se e fshehin
Artikulli tjetërBale kërkon falje