Banorja: “Punojmë për copën e bukës”, Rama shpërthen në fyerje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Laçit ku po bisedon me banorët që kanëmbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 Nëntorit, ndërsa është përballur edhe me ankesat e qytetarëve.

Një zonjë e cila tha se shkonte për periudha 3 mujore në Zvicër për të punuar, i kërkoi Ramës ti tregonte një afat se kur mund të futej në banesë familja e saj cila do qoftë ajo ditë, ajo kërkonte ta dinte siç thoshte për tu lehtësuar.

Ndërkohë ajo i ka përmendur kryeministrin eedhe bukën e gojës për të cilën tha se po punon me periudha të caktuara për ta siguruar, ndërsa Rama tha se nuk ka shqiptar sot që vuan për bukë.

Banorët kanë ndarë problemet më kryesore të cilat ende nuk po marrin zgjidhje pas tërmetit të 26 nentorit. Kryeministri ka bërë replika me banorët të cilët të revoltuar kanë ndarë shqetësimet e tyre. Banorja i është drejtuar kryeministrit, “po vuajmë për copën  e bukës”, ndërkohë që kryeminstri i përgjigjet se nuk po vuan për copën e bukës.

“Më vjen të plas, mos ma përmen copën e bukës, nuk po vuan ti për copën e bukës, ndërtesat që mund të riparohen do të riparohen ndërsa të tjerat do të prishen”, u shpreh Rama.

“Këtu do të prishet e gjithë zona, dhe do të rindërtohen gjithçka. Ju do të merrni ça ju takon, ndoshta dhe më shumë. Kështu ju qytetarë, se unë jam fshatar. Shtëpinë do e merrni më të mirë sesa ne. Tani duam kafe. Bëje kafen pra. Gratë bëjnë kafen, burrat llafet”, tha Rama.

Pjesë nga biseda

Banorja: Më thuaj, personalisht, por dua të di, sa kohë më duhet të futem në shtëpinë time, një muaj, 2, 5, një vit? Vetëm dua ta di që të ndajë mendjen. Unë shkoj dhe punoj me periudha 3 mujore në Zvicër kam babain pa shtëpi, sa brenda jashtë, as në çadër nuk jemi futur. Po punojmë për copën e bukës.

Rama: Stop! (Ngre zërin). Më vjen të plas, mos ma përmend copën e bukës se më vjen…. As në mesjetë shqiptarët nuk kanë vdekur për copën e bukës, sot flasim për standarte jo për bukë. Shiuko si je veshur ti, ata që vuajnë për bukë… Shko shikoje ku janë ata që janë përmbytur në 2009. Në do t’i ndërtojmë shtëpitë dhe babait tënd do tia ndërtoj shtëpinë, madje edhe më të mirë se tënden në Zvicër.

Banorja: Po ku kam shtëpi në Zvicër unë, shkoj në periudha tre mujore punoj, më mbaron afati dhe kthehem.

auto rama1576062485

rama 2

Artikulli paraprakLiri-Demokraci, Basha kujton ditët historike të krijimit të PD si parti e shpresës së shqiptarëve
Artikulli tjetërBizneset do të paguajnë 100 milionë euro të tjera për kasat e reja