Banori i Thethit thirrje për ndihmë: Jemi të bllokuar nga bora

Një banor i Thethit bën thirrje për ndihmë. “Ka 50 cm bore, thotë ai, rruga është e bllokuar. Jemi pa energji”. Mesazhi i tij me video është postuar në facebook nga deputeti i PD të Shkodrës, Bardh Spahia.

Statusi nëFfacebook i deputetit Spahia

Po ndjek nga terreni gjendjen e renduar në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Nderkohe i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje vecanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.

Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura. Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore atë të jetës së njerëzve.

Nje prej banoreve me ka nisur kete video ne Facebook tim, ku kerkon nderhyrje te menjehershme te shtetit per jeten e banoreve ne rrezik.

Artikulli paraprakSulmohet gjatë natës televizioni që i bën oponencë Ramës
Artikulli tjetërBasha në Partinë Popullore Europiane në Bruksel, takime për situatën politike