Banorët përleshen me policinë për të mbrojtur pronat e tyre, deputetët e PD nisen për në Jalë

Deputetet e Partitë Demokratike të Vlorës nisen drejt Jalësnë mbështetje të banorëve të cilët janë përplasur me policinë dhe forcat e IKMT për të mbrojtur pronat e tyre.
Deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj do të jenë në Jalë kundër prishjes së banesave të banorëve për interesa të klienteve të Ramës.
Në një njfotim të publikuar nga opozitë, thuhet se PD dënon qëndrimin e Edi Rames kundër interesit të banorëve të Jalit në favor të interesave të tij private.

Banorët: Nuk mund të marrë Edi Rama pronën tonë
Ka nisur mes tensionesh aksioni i IKMT për shembjen e ndërtesave pa leje në Jalë. IKMT ka nisur shembjet në gjirin e Jalës sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, ku pritet shembja e 7 godinave, ndër to lokale dhe banesa.
Por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke kundërshtuar shembjen e banesave. Ata pretendojnë se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë dhe janë ende në proces.
Banorët thonë se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues. “I kemi bërë me gjak. Asnjë lloj dokumentacioni, këta janë të gjithë kriminelë nga i pari tek i fundit”, (u drejtohet policëve).
“Nuk mund ta marrë Edi Rama pronën tonë”, thotë një banor tjetër.
Në zonë kanë zbarkuar forca të shumta të policisë vendore të Vlorës, RENEA dhe FNSH. Banorët vijojnë rezistencën dhe herë pas herë janë përplasur me policinë.
Aksioni i IKMT-së për momentin ka mbetur pezull.

Artikulli paraprakTensionohet situata në Jalë, qytetarët-Ramës: Ja ku e keni mikun tuaj që ka ndërtuar pa leje dhe nuk i shemben
Artikulli tjetërBanori denoncon skandalin: Ja si na grabiti Mimi Kodheli 45 mijë m2 në Jalë