Banorët e Vorës të revoltuar nga plani i rindërtimit pas tërmetit: Po na grabisin pronën!

Pas prezantimit të projektit për shembjen e banesave në Vorë dhe nisjen e procesit të rindërtimit,  banorët janë ngritur ditën e sotme sërish në protestë. Ata kundërshtojnë planin e miratuar të rindërtimit pasi sipas tyre ky plan prek drejtëpërdrejt interesat e tyre personale duke i marrë pronën në mënyrë të paligjshme.

”Dua ta ndërtoj me lekët e mia banesën e shembur nga tërmeti i shtatorit nuk më lënë se ka dalë zonë e kuqe. I bëj thirrje prokurorisë ta hetojë se kemi të bëjmë me grabitje  prone”, u shpreh i revoltuar një qytetar.

Plani i miratuar nga qeveria për rindërtimin në qytetin e Vorës përfshin prishjen e 11 pallateve 5-katësh të dëmtuar dhe rindërtimin e 25 pallatëve të rinj 8-katësh. Sipas banorëve ky fakt është i papranueshëm pasi për strehimin e banorëve do të mjaftonin 13 pallate dhe nuk ka pse t’u merret në mënyrë të paligjshme prona qytetarëve të tjerë.

Artikulli paraprakÇfarë po fsheh qeveria? Epidemologu analizon kurbën e Covid-19: Ka mungesë transparence…
Artikulli tjetërBasha në Shëngjin me operatorët turistikë: Kjo qeveri vazhdon të derdhë lekët tuaja në xhepat e bandës së Lushnjës