Banorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: Eja na i shemb shtëpitë po ta mbajti!

Banorët e Unazës së Re u kthyen sonte për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre duke premtuar se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe në protestën që do të mbahet ditën e enjte përballë parlamentit.
Mamaja e Dorian Protoduarit, i arrestuar të enjten e kaluar gjatë protestës së pozitës përpara parlamentit i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Rama lidhur me prishjen që ai kërkon tu bëjë banesave të tyre.
Drita Protoduari i ka kujtuar Ramës dhe të tijve se shtëpitë i kanë ndërtuar me djersë dhe bujrum nëse ia mban t’i prishë.
‘Unë ju them mos u fryfshi me lekë. Ne i kemi rritur fëmijët me edukatë, kursë fëmijët tuaj fshiojnë menderen me 500 euro. Por ne kryeministër e kemi ballin më lartë se ty paçaka se jemi fukarenj. Ky popull do të të marrë zvarrë. Përsa i përket shtëpive tona bujrum po ta mbajti. Kokën do të të presim”, i është drejtuar Protoduari kryeministrit Rama.
I pranishëm në këtë protestë, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili u shpreh gjatë fjalës së tij u se Edi Rama duhet ta harrojë që do të ketë zgjedhje me të.
“5 vrasje kemi në një javë dhe asnjë nuk kemi të zgjidhur, dhe e vërteta ka vetëm një zgjidhje, ai është Edi Rama dhe asnjë zgjidhje nuk do të ketë pa larguar Edi Ramën”.

Balliu nuk la pa komentuar edhe deklaratat e kryebashkiakut Veliaj lidhur me ndërtimin e Teatrit të ri si edhe vijimin e punimeve në Unazën e Re duke i quajtur protestuesit “shpellarë”.
“Dëgjova dje Erion Veliajn se do të bëhet Teatri, se do të ndërtohet Unaza e Re, se banorët janë përdorur. Por ai nuk erdhi asnjëherë këtu, përkundrazi i quajti shpellarë. Është shefi jot që ju dha fjalën këtyre banorëve që nuk do të prekej asnjë shtëpi, por ai nuk ka fjalë, ai nuk ka besë, ai nuk është shqiptarë, sepse nuk mund të jesh shqiptar që t’ju prishësh shtëpitë shqiptarëve”.
Balliu foli edhe për arrestimin e banorëve të Unazës gjatë protestës së të enjtes së kaluar.
“Sot është një moment tragjik sepse janë në burg njerëz që nuk kanë bërë absolutisht asgjë, vetëm se protestuan kundër një projekti nga i cili vidhen paratë e qytetarëve. Edi Rama erdhe nga një shtëpi me qera dhe dole te shpia në Surrel, erdhe pa brekë dhe na dole me kollare që kushton 300 euro. Erdhe nga 2000 euro që na deklarove dhe sot na del pasanik. Shqiptarët ta kanë kuptuar filmin dhe nuk do të lejojnë ty ti menaxhosh zgjedhjet, do apo s’do ti, me hir a me pahir nuk do të ketë zgjedhje me ty në krye të qeverisë”, iu dretua Balliu Ramës.

unaza 1

Artikulli paraprakTabaku: Dy investimet në qeverinë e PD që mbajtën gjallë investimet e huaja në 2018
Artikulli tjetërBixhozi nuk u ndalua, lloton tani e ka çdo familje në shtëpi, pronarët kanë shtuar interesat