Banorët e Unazës së Re paralajamërojnë Ramën: Nesër të gjithë në këmbë drejt Kryeministrisë

Banorët e Unazës së Re si çdo ditë po protestojnë edhe sot duke kërkuar tashmë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.
Një ditë para protestës së thirrur nga Diaspora, banorët u shprehën se do të bashkohen me ta para Kryeministrisë, kjo pas protestës që do të fillojë tek “Unaza e Re”, për tu nisur në këmbë drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Ashtu si edhe ditët e tjera, në krah të tyre kanë dalë edhe deputetët e opozitës, ku deputeti demokrat Kleviz Balliu, u bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës së Diasporës, organizua nga i ashtuquajturi “Njeriu Meme”, Genc Sejko.
Policia sot i anuloi diasporës protestës, por lekët e diasporës i duan por protestat e tyre nuk i duan.
Nesër çdo qytetarë duhet të jetë në atë protestë.
E vërteta është se ju keni një kauzë që janë shtëpitë tuaja, dhe nuk është një kauzë dosido por është një kauzë jetike.
Është e çuditshme që sa herë ka protestë shohim qindra policë, por sa herë që ka një bandit siç ishte vrasja e adoleshentes, ai ikën dhe policia nuk duket.
Kjo qeveri duhet të jetë e qartë që koha për lojëra dhe mashtrime ka mbaruar, Edi Rama duhet të dali dhe të japi një përgjigje që ky projekt do të anulohet.
Partia Demokratike është në mbështetje të kauzës tuaj. Ne nuk duhet të përplasemi me njëri tjetrin duhet të bëjmë kujdes me përplasjet me policët”, tha Balliu.

Artikulli paraprakVeliaj zyrtarisht nën hetim
Artikulli tjetërKryemadhi: Më 30 qershor jo vetëm zgjedhjet lokale, por edhe të përgjithshmet