Banka e Lindës, reagon FMN: Jo licenca për banka të dyshimta

Skandali i parave të dyshimta të bankës së Lindës, “ABI Bank” tani konfirmohet edhe si një shqetësim i institucioneve ndërkombëtare të financave që menaxhojnë Shqipërinë. Në raportin e fundit të Fondit Monetar, ky institucion paralajmëron për rreziqet që mund t’i vijë sistemit nga licencimi i bankave të dyshimta dhe në konflikt interesi. Ndonëse nuk përmendet emri i bankës, dyshimet kryesore shkojnë për bankën qeveritare në bordin drejtues të së cilës është bashkëshortja e Ramës, Linda Rama.
Cilës bankë i referohet FMN? ‘BSH të mos licencojë banka me konflikt interesi’
Fondi Monetar Ndërkombëtar është alarmuar nga zhvillimet e fundit në sistemin bankar, duke i bërë thirrje Bankës së Shqipërisë të mos licencojë banka me konflikt interesi. FMN nuk ka përmendur emra konkrete.
Por deklarata e fortë, vjen vetëm pak kohë, pasi Banka e Shqipërisë licencoi për herë të parë një bankë me origjinë nga parajsat fiskale, në bordin drejtues të së cilës është dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, zonja Lindita Rama.
“Për të ulur rreziqet, Banka e Shqipërisë duhet të sigurohet se bankat e reja që kërkojnë licencë përmbushin kriteret ligjore, zotërojnë eksperiencën e nevojshme bankare dhe përjashtojnë konfliktin e interesit”, deklaroi FMN.
Kjo është hera e parë që FMN flet për konflikt interesi dhe licenca të dyshimta në sektorin bankar. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë hapi një precedent të rrezikshëm në sistemin financiar, duke licencuar një bankë me pronësi të fshehtë, nga parajsat fiskale.
Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht.
Por në rastin e “ABI Bank”, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.
Në një nga pikat e raportit përmbledhës pas misionit 2-javor në Tiranë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka bërë thirrje Bankës së Shqipërisë të mos licencojë banka me konflikt interesi. Edhe pse FMN nuk ka përmendur emra konkretë të bankave, dyshimet janë që institucioni i referohet pikërisht Bankës Amerikane të Investimeve apo siç njihet ndryshe “ABI Bank”. Një deklaratë e tillë, (e rrallë, nëse lexohet arkiva e raporteve periodike që FMN i ka kushtuar Shqipërisë), vjen vetëm pak kohë, pasi Banka e Shqipërisë licencoi për herë të parë një bankë me origjinë nga parajsat fiskale, në bordin drejtues të së cilës është dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, zonja Linda Rama.
“Për të ulur rreziqet, Banka e Shqipërisë duhet të sigurohet se bankat e reja që kërkojnë licencë përmbushin kriteret ligjore, zotërojnë eksperiencën e nevojshme bankare dhe përjashtojnë konfliktin e interesit”, deklaroi FMN. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë hapi një precedent të rrezikshëm në sistemin financiar, duke licencuar një bankë me pronësi të fshehtë, nga parajsat fiskale. Të gjitha bankat e licencuara në Shqipëri zotërohen nga grupe të mirënjohura financiare kryesisht nga Europa Perëndimore. Pronësia e tyre është transparente dhe aksionerët që i zotërojnë janë të njohur publikisht. Por në rastin e “ABI Bank”, çuditërisht kjo traditë u thye, duke ngritur dyshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.

Historia e licencimit të “ABI Bank”

Banka Amerikane e Investimeve zotërohet 100 për qind nga një fond financiar i quajtur Tranzit sh.p.k. Por ky i fundit, zotërohet nga 3 aksionerë, një shtetas shqiptar me emrin Andi Ballta dhe dy fonde të tjera, NCH Balkan Fund dhe New Century Holding. Të dy këto fonde, të cilat zotërojnë 70 për qind të Bankës Amerikane të Investimeve janë të regjistruar në parajsën fiskale të ishujve Cayman. NCH Balkan Fund, L.P. është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Ishujt Cayman me numër regjistri MC-15214. Në po të njëjtin vend, pra në ishujt Cayman është regjistruar edhe kompania tjetër që ka në bashkëpronësi Tranzit sh.p.k, New Century Holdings XI, L.P e cila ka si numër regjistri CR-10711. Askush nuk e di se kush qëndron pas NCH Balkan Fund dhe New Century Holdings, për shkak të sekretit që ofrojnë parajsat fiskale.

Pikëpyetjet mbi shkeljen e rregullores për dhënien e licencës

Baza ligjore që rregullon licencimin e bankave është “Politika e licencimit të subjekteve bankare”. Në këtë dokument përshtatshmëria e aksionerëve konsiderohet si një nga kushtet kryesore për licencimin e një banke. “Banka e Shqipërisë në shqyrtimin e kërkesave për licencë vlerëson kapacitetet financiare, integritetin dhe reputacionin etik dhe profesional të aksionerëve (themeluesve) të subjektit bankar, për arsye se këto elemente janë të rëndësishme dhe ndikojnë direkt në besueshmërinë e publikut ndaj bankës dhe ndaj sistemit bankar, në përgjithësi”, thuhet në rregulloren e licencimit, e cila ka fuqinë e ligjit. Por vitin e kaluar, rregullorja u shkel, kur BSH dha licencë për një bankë offshore.

Si u ble banka

Në shtator të vitit 2015 bëhet kalimi i pronësisë së Credit Agricole tek Tranzit shpk, emërohet bordi i ri i bankës, dhe ajo riquhet Banka Amerikane e Investimeve sh.a. Më 17 tetor 2015 Banka e Shqipërisë autorizon kalimin e kuotave 100 për qind tek Tranzit shpk. President i ri i bordit u emërua Lorenzo Roncario, 84-vjeçar italo-amerikan, banues në Panama, konsull nderi i Uruguajt në Tiranë, ish-drejtues ekzekutiv i Bankës Amerikane të Shqipërisë, dhe më herët drejtues i ING Italia. Drejtori Ekzekutiv u emërua Andi Ballta dhe anëtarë të bordit Armand Muharremi (ish KPMG Shqipëri), Mark Crawford (President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë) dhe Rezzo Schlauch (kryetar i grupit të Partisë së Gjelbër në Bundestag, ish-nënsekretar në qeverinë gjermane, konsull nderi i Shqipërisë në Shtutgard, i martuar me një aktore shqiptare.) Më 24 dhjetor 2015, kapitali i bankës u rrit nga 52 në 56 milionë euro, duke dhënë edhe një borxh të marrë më përpara nga Credite Agricole. Asnjë lëvizje tjetër financiare mbi kapital nuk është e regjistruar deri më sot, dhe e njëjta gjë edhe për kompaninë Tranzit shpk, e cila ka mbetur me kapitalin e saj fillestar prej 1,3 milionë euro.

Artikulli paraprakÇmimet në stratosferë, banesat në periferi të Tiranës 150 euro/m2 më shumë
Artikulli tjetërSistemi bankar dikton zhvillimin e sektorit privat