“Banditizëm shtetëror në aksion… Këtë herë e ka rradhën shkolla…”

Kyçja e shkollave dhe kopshteve të miratuara si qendra votimi ishte lëvizja e radhës së disa bashkive të drejtuara nga opozita në kuadër të qëndrimit të deklaruar se ata do të zbatojnë dekretin e presidentit Meta që anuloi procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Por këto veprime, kanë çuar në pranga punonjësit e disa bashkive të djathta nën akuzën e Pengimit të subjekteve në zgjedhje.

Nga ana tjetër, eksponentë të PS-së, të mblështetur edhe nga Policia e Shtetit, kanë hapur me forcë ambjentet e shkollave.

Denoncimin e bën ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

“Banditizëm shtetëror në aksion…Këtë herë e ka rradhën shkolla…”, shkruan Spahia.

1 39

2 35

Artikulli paraprakMedia gjermane: Heshtje zgjedhore me incidente të mosbindjes civile në Shqipëri
Artikulli tjetërGazetat në Gjermani: Krizë e vërtetë kushtetuese në Shqipëri, zgjedhjet mbahen në fund të vitit