Balliu në Gjykatë me dy gishtat lart: Ky është gjyq politik i Edi Ramës…

Ish-deputeti i PD, Klevi Balliu, ka dalë para Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai u arrestua dy ditë më parë gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, pasi tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Edi Rama.

Klevis Balliu gjate seances gjyqesore ka përshdentur me dy gishtsta larte të pransihmit në sallë.

Gjatë protestës tek “Unaza” pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Prokuroria ka kërkuar “arrest shtëpie” për Balliun dhe “arrest me burg” për tre banorë të “Unazës së Re”. Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ish-ligjvënësi demokrat ka mohuar akuzat në adresë të tij, ndërsa ka deklaruar se gjyqi ndaj tij është politik dhe i urdhëruar nga Edi Rama. “Kjo është Polici dhe Prokurori si në kohën e Enver Hoxhës. Ky është gjyq politik i Edi Ramës”, tha Balliu nga kafazi i Gjykatës së Tiranës.

Artikulli paraprakPompeo vizitë në Londër për çështjen e Iranit
Artikulli tjetërDështon tentativa e Ramës për burgosje, lirohet ish-kreu i komunës së Kasharit