Atletico, fitore e çmendur ndaj Gijon

5 minutat më të çmendura të karrierës së Kevin Gameiros te Atletiko i dhuruan skuadrës së Los Colchoneros një fitore të thellë 4-1 në transfertë ndaj Gijonit, duke mbajtur në valle skuadrën e Simeones për vendin e katërt. Sulmuesi francez, në 4:52 sekonda shënoi 3 golëshin e dytë më të shpejtë në historinë e La Liga-s pas brazilianit Bebeto dhe këtë e bëri në minutat e fundit, kur presioni për rezultatin ndihet më shumë se kurrë.
Ndeshja në “El Molinon” ishte e mërzitshme në pjesën e parë, por në të dytën goli i Carrascos që në fillim ndezi sfidën.
Gjithsesi vendasit barazuan shumë shpejt me Alvarezin që shënoi në të 49-ën. Në nevojë për pikë, formacioni i Rubit rezistoi deri në 80-ën kur Gameiro i dha sërish epërsinë Atletikos, përpara se të shënonte dhe dy herë të tjera deri në të 85-ën, duke bërë që Atletiko të ruajë dhe për këtë javë vendin e katërt në klasifikim.

Artikulli paraprakLewa shpëton Bayernin, fiton Dortmundi
Artikulli tjetërBota e errët e fluturimit low cost