Atentat të riut në Tiranë, qëllohet me 7 plumba

Një atentat tipik mafioz ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 21.30 pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë. Një i ri rreth të 30 vjeç është qëlluar shtatë herë me pistoletë dhe është në rrezik për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë gjimnazit, ndërsa atentatorët kanë mundur të largohen. Bëhet e ditur se i plagosuri është transportuar në spital nga banorë të zonës, të cilët e kanë marrë me automjetet e tyre për ta transportuar në spital. Sipas burimeve, i plagosuri është në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihet emri i personit të plagosur dhe as rrethanat e ngjarjes. Policia ka shkuar në vendgjarje, por nuk ka dhënë asnjë informacion.

Artikulli paraprakKompania denoncon vjedhjen me video, policia nuk ndërhyn
Artikulli tjetërGjykata e Lartë rrëzon qeverinë: Profesionet e lira nuk do të paguajnë TVSH